Organizata anëtare e Rjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Gruaja Hyjnore përgjatë tetë muajve ka realizuar me sukses nismën “Edukata seksuale si lëndë mësimore në shkolla fillore dhe të mesme”, falë mbështetjes së dhënë nga Fondi i Grave të Kosovës i RrGK-së.
Përfituesit e këtij projekti janë të rinjtë (djem dhe vajza) nga shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Gjilanit dhe fshatrave të kësaj komune sic janë: Selishtë, Nasalë, Bresalc, Velekincë dhe Malishevë.
Përfitues direkt përgjatë këtij projekti, kanë qenë 498 persona. Janë mbajtur sesione informuese me prindër dhe mësimdhënës në komunën e Gjilanit rreth rëndësisë së shtimit të lëndës Edukatë Seksuale në shkolla si dhe avokimit për caktimin e një personi përgjegjës se ku do të drejtoheshin nxënësit apo mësuesit për rastet e tilla.
Gjatë sesioneve informuese, prindërit dhe mësimdhënësit u njoftuan në hollësi me qëllimin e projektit.
Është diskutuar për rastet kur kanë ndodhur ngacmimet seskuale dhe dhunimet nëpër shkolla ose edhe jashtë tyre, se si prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre, të thyhen tabut dhe të flasin haptas me fëmijë për tema të tilla.
Gjithashtu janë informuar se si t’i përkrahin fëmijët nëse iu ndodh ndonjë ngacmim ose dhunim seksual dhe se duhet të raportohen rastet menjëherë. Këto takime janë bërë mes prindërve, mësimdhënësve dhe psikologëve.
Kjo nismë e organizatës “Gruaja Hyjnore ” është mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), përmes nismës së RrGK-së “Avancimi i Mëtejshëm i të Drejtave të Grave në Kosovë II”, bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.