Handikos Mitrovica trajnon anëtarët për treg të punës

Handikos Mitrovica mbajti takime me anëtarë e organizatës për aftësim professional të personave me aftësi të kufizuar. “Zbatimi i Ligjit për Punësim dhe Aftësim Profesional për personat me aftësi të kufizuara”, ishte tema e debatit të mbajtur nga organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) me qëllim për të diskutuar mundësitë dhe sfidat për punësim të personave me aftësi të kufizuara. 

Myrvete Hasani, Drejtore në Handikos Mitrovica, tregoi mbi barrierat që personat me aftësi të kufizuara i hasin në përgjithësi, e me theks të veçantë në punësim.

“Këto pengesa po shkatojnë probleme në punësimin e personave me aftësi të kufizuara si dhe në qasje të tregut të punës, kurse ne përmes këtij projekti po planifkojmë që të rinjtë, anëtarë të Handikos Mitrovica t’i trajnojmë në përshtatjen e kërkesave të punëdhënësve”, tha Hasani.

Në kuadër të kësaj nisme Handikos Mitrovica mbajti edhe dy trajnime pesë ditore me dy grupe të ndryshme të anëtarëve të organizatës. Temat e trajtuara përgjatë trajnimeve ishin lidhur me format e komunikimit dhe prezantimit, shkrimit të CV-së dhe Letrës Motivuese, si dhe rreth përgatitjes për interviste pune. Këto tema u trajtuan nga z. Erzen Isufi, ekspert i jashtëm.

Me 13 shkurt, Handikos Mitrovica mbajti një debt ku u diskutuan aspektet legjislative që e rregullojnë punësimin e personave me aftësi të kufizuara, u identifikuan pikat në të cilat institucionet relevante do të mund të kontribuonin më shumë, si dhe përfitimet për punëdhënësit në rast të punësimit të këtyre personave.

This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_1098-1024x683.jpg

Leonita Sadiku, Studente në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, ka ndarë përvojën e saj rreth diskriminimit në punësim. Sadiku ka shtuar se pavarësisht vështirësive nuk do të dorëzohet deri në gjetjen e një vendi të punës, duke shtuar se aktivitete të tilla shërbejnë si frymëzim për të. 

Gjatë gjashtë muajve të implikimit të projektit, Handikos Mitrovica mblodhi rekomandimet e mëposhtme

  • Zhvillimi dhe ripërtëritja e databazës ekzistuese të Handikos Mitrovica e cila do të ndihmonte donatorët potencial në identifikimin e personave përfitues, 
  • Rritja e monitorimit të bizneseve dhe institucioneve nga ana e inspektorëve të punës sa i përket zbatimit të Ligjit ekzistues, 
  • Avokimi në bizneset private dhe sensibilizimi i tyre në lidhje me legjislacionin ekzistues që garanton të drejtën e punësimit. 

Gjatë muajit qërshor, si aktivitet final i projektit, në zyret e Handikos Mitrovica u organizuan netët e filmit me të rinj dhe anëtarë, ku u shfaqën katër filma me qëllim të ndërgjegjësimit mbi disa nga shembujt e suksesit të personave që vijnë nga grupet e margjinalizuara si dhe nxjerrja e përfundimeve të dobishme prej debatit të zhvilluar pas çdo filmi.

Këto takime dhe kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga UN Women.