Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE) lansoi sot Indeksin më të ri për Barazi Gjinore, për vitin 2019. Ndër të ftuarit nga Bashkimi Evropian (BE), Ballkani Perëndimor (BP) dhe më gjerë, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).
Në përgjithësi, të dhënat e publikuara së fundmi sugjerojnë që BE ka përparuar drejt barazisë gjinore me një progres të ngadalshëm me vendet e BE-së me vetëm 5.4 pikë më afër barazisë gjinore në 12 vitet e fundit.
“Evropa po i afrohet barazisë gjinore”, tha Blandine Mollard, Zyrtare e Hulumtimit në EIGE në prezantimin e saj rreth Indeksit për Barazi Gjinore 2019, “por jo kudo, jo në çdo aspekt, dhe qartazi jo shumë shpejt”.
Me barazi absolute me 100 pikë, mesatarisht BE shënon rezultat 67.4. Suedia dhe Danimarka mbeten shtetet që kryesojnë sa i përket barazisë gjinore. Ndërsa disa vende përmirësuan rezultatet e tyre, si Portugalia (+3.9), Estonia (+3.1) dhe Kroacia (+2.5), disa vende kanë pësuar rënie që nga viti 2015 përfshirë Poloninë (-1.6), Lituaninë (-1) dhe Holandën (-0.8).
Kur shikojmë fusha specifike brenda indeksit, pabarazitë më të mëdha gjinore janë lidhur me pushtetin, dijen dhe kohën. Përparime shumë të vogla kanë ndodhur në lidhje me paratë dhe punën. Barazia gjinore është më e larta në lidhje me shëndetin, megjithëse pabarazitë akoma ekzistojnë. EIGE identifikoi ndarjen gjinore, normat gjinore rreth kujdesit si dhe pabarazitë gjinore në paga si faktorët kryesorë që e “ngadalësojnë” barazinë gjinore.
Ndërkohë, Virginija Langbakk, Drejtore e EIGE, vëzhgoi se të dhënat në shumë fusha të rëndësishme mbesin të mangëta, përfshirë këtu atë të dhunës, përdhunimit dhe vrasje së grave.
Fitimet në fushën e pushtetit ishin të lidhura ngushtë me ndryshimet legjislative, përkatësisht kuotat për pjesëmarrjen e grave në politikë.
“Kur ka masa detyruese, ne shohim përparim”, tha Joanna Maycock, Sekretare e Përgjithshme e Lobit Evropian të Grave (EWL). Megjithatë, nuk ka asnjë vend në BE që ka arritur barazinë gjinore, tha ajo. Përtej stereotipeve gjinore, ajo i atribuoi pabarazitë e vazhdueshme gjinore në masat shtrënguese. Ajo vazhdoi se masat shtrënguese janë një ”fatkeqësi për BE-në në çdo nivel: social, ekonomik dhe politik”. Gjithashtu ajo theksoi nevojën për të “investuar në shërbime cilësore nga një lente e barazisë gjinore”.
Kjo është një përgjegjësi e politikanëve dhe institucioneve për të siguruar fonde shtetërore për kujdesin e fëmijëve, arsimimin e hershëm, kujdesin për të moshuarit dhe shërbime të tjera që mbështesin avancimin e barazisë.
Hulumtime të tjera nga EIGE kanë gjetur hapësira që po zvogëlohen për shoqërinë civile, që kanë sjellë pasoja në veçanti për personat që kanë pësuar dhunë në familje.
EWL gjithashtu ka vërejtur “mbyllje të hapsirës demokratike për organizatat e grave nga Baltiku deri te Ballkani” tha Maycock.
Edhe disa nga folësit tjerë të pranishëm kanë theksuar nevojë për të investuar në lëvizjen e grave, si një shtytës i qartë dhe kryesor i ndryshimit drejt barazisë gjinore.
Ata diskutuan gjithash rëndësinë e rafinimit të dialogut dhe të treguarit se mbështetje e barazisë gjinore nuk është veq një “kosto shtesë”, por më tepër si një ”investim” në një shoqëri më të mire. Kishte edhe thirrje për të siguruar që korniza e re financiare shumëvjeqare e BE për shtatë vitet e ardhshme të rishikohet nga një perspective gjinore dhe të sigurohet buxhetimi gjinore, si detyrim i traktatit. Masat afatgjata drejt barazisë gjinore kërkojnë investime financiare afatgjata për të sjellë ndryshime drejt barazisë gjinore.
Përveç Indeksit të Barazisë Gjinore të BE-së, EIGE prezantoi Tabelën e Ekuilibrit Punë-Jetë, e cila ekzaminoi pushimin prindëror, kujdesin afatgjatë, kujdesin për fëmijët, infrastrukturën publike, marrëveshjet fleksibile të punës dhe mësimin gjatë gjithë jetës në BE. Folësit diskutuan se si infrastruktura siç është disponueshmëria e transportit publik dhe qasja në shërbimet e kujdesit për fëmijë ndikojnë në barazinë gjinore.
Për shembull, vetëm 11 shtete të BE-së kanë arritur qëllimet e Objektivit të Barcelonës për arsimimin e hershëm dhe disponueshmërinë e kujdesit. Hulumtimet kanë treguar që objektet e kujdesit për fëmijë kanë efektin më të madh në zvoglimin e pabarazive gjinore.
Ndërsa disa vende të BP-së kanë krijuar Indeksin e Barazisë Gjinore, Kosova mbetet ende në procesin e zhvillimit të tij. Indeksi mund të sigurojë informacionet kryesore që mbështesin vendimmarjen nga zyrtarët qeveritarë dhe ligjvënësit drejt krijimit të politikave më të kompletuara që kontribuojnë në mirëqenien e grave dhe burrave.