IPVK avokon për qasje të personave me aftësi të kufizuara në institucionet publike

Përfaqësuesit e Iniciativës së pavarur të të verbërve të Kosovës (IPVK), organizatë anëtare e RrGK-së, përgjatë realizimit të nismës “Qasja e personave me aftësi të kufizuara në shërbimet publike” kanë  takuan zyrtarë të institucioneve të Kosovës për të diskutuan për rëndësinë e përfshirjes së interesave të personave të verbër në shërbime publike.

Në kuadër të nismës së mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës, kjo organizatë ka përpiluar një pyetësor me qëllim të mbledhjes së të dhënave lidhur me qasjen e personave me aftësi të kufizuara në institucionet publike.

Gjithashtu janë organizuar dy takime me komunitetin për të diskutuar qasjen dhe mundësitë për pjesëmarrje në institucionet publike në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit me përfaqësues institucionalë vendorë dhe ndërkombëtare kanë  diskutuar për aspektin e qasjes së personave me aftësi të kufizuara, mundësitë dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve.

Shoqata “Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës”, ka arritur të intensifikoi përpjekjet dhe ka ndërtuar partneritet me qeverinë dhe zyrën e kryeministrit, ku këtu, kohë pasë kohe, kemi marrë mbështetje sa i përket transportit dhe shërbimeve, ndonëse minimale.

IPVK është përfituese e grantit të raundit të 15-të të Fondit të Grave të Kosovës mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, përmes nismës së RrGK-së “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”.