IPVK mban takim me Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama

Më 9 shkurt, përfaqësuesit e Iniciativës së pavarur të të verbërve të Kosovës (IPVK), organizatë anëtare e RrGK-së, u takuan me Kryetarin e Komunës të Prishtinës, Perparim Rama, me ç’rast diskutuan për rëndësinë e përfshirjes së interesave të personava të verbër në shërbime publike.

Ndër të tjera, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rëndësinë e përfshirjes së nevojave të të verbërve dhe personave me të pamë të dobësuar në planifikimin urban të kryeqytetit.

Kryetari Rama u zotua se do të punojë drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve të vërbër dhe qasjes së tyre në hapësira e institucione publike.

Përveç çështjes për përmirësimin e infrastrukturës me qëllim të lëvizjes së pavarur nëpër qytet, në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e punësimit të pjesëtarëve të komunitetit të të verbërve në institucionet publike.

Ky takim u realizua në kuadër të nismës “Qasja e personave me aftësi të kufizuara në shërbimet publike”, mbështetur nga rundi i 15 i Fondit të Grave të Kosovë (FGK), financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.