“Jeta Vita” shënon muajin e sensibilizimit për kancerin e gjirit

Me 20 tetor, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit(QKLKGJ) Jeta Vita, për të 11-tën herë me radhë organizoi manifestimin kulturoro-informativ, ku qytetarë të shumtë kanë marshuar së bashku me moton e organizatës: “Zbulimi i Hershëm = Mbijetesë”. për të shprehur solidaritetin dhe rritur sensibilizimin për kancerin e gjirit në shoqërinë kosovare.
Qytetarë, përfaqësuese të organizatave të udhëhequra nga gratë si dhe përfaqësues shtetërorë u mblodhën në sheshin e Prishtinës me balona, fjonga e shalle rozë në përkrahje të qëllimit të QKLKGJ Jeta Vita, që përmes këtij manifestimi të bëjnë ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë.
Të pranishmit i përshëndetën me një fjalë rasti Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, Presidentja e Kosovës (2011-2016), Atifete Jahjaga dhe Drejtorja Ekzekutive e Jeta Vita, Nafije Latifi, të cilët përcollën mesazhin e përbashkët që këto gra nuk janë vetëm sepse vetëm bashkë mund të fitohet çdo betejë. Po ashtu manifestimi u përcoll me performancë baleti dhe poezi nga aktorë të njohur kosovar.
Jeta Vita mbi 11 vite bashkëpunon me organizata e institucione të ndryshme në organizimin e këtij marshi dhe në realizimin e aktiviteteve të shumta avokuese për një kujdes shëndetësor kualitativ për gratë në Kosovë.
Ndërkaq, Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh mirënjohje edhe për brendin Mr. Rex dhe për Telekomin e Kosovës Vala, për angazhimin e tyre për të mbështetur QKLKGJ Jeta Vita