’Jeto Vepro dhe Krijo’’ rritë përfaqësimin e grave në lista zgjedhore dhe në asamble komunale në komunën e Novobëres 

Projekti  ‘’Promovimi dhe mbështetja e grave dhe vajzave për të marrë pjesë në procese vendimmarrëse’’ka mbledhur 36 gra dhe 8 burra të cilat janë marë me aktivitete politike dhe atyre që parashohin të mirren në të ardhmen.   

Gjatë zbatimit  të këtij projekti i cili është implementuar në kuadër të organizatës ’Jeto Vepro dhe Krijo’’ organizatë anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës, janë mbledhur informatat rreth trendit të përfaqësimit të grave në lista zgjedhore dhe në asamble komunale,  nga 6 takimet me kryetarët e degëve në Novobërdë.   

Kjo është hera e parë që në Komunën e Novobërdes gratë dhe vajzat e reja të kenë mundësinë e zbatimit të ideve dhe projekteve të tyre e që njëkohësisht kanë mundesi edhe përzgjedhjen e grave në pozita udhëheqëse në qeverisjen lokale e komunale.  

Gjatë trajnimeve janë informuar 20 gra asambliste nga ndarja e përvojes së 5 grave me përvojë në politikën lokale dhe janë identifikuar nevojat e 20 grave kandidate për asamble komunale për ngritje kapaciteteve.   

Gjithashtu janë ngritur kapacitetet e 20 grave asambliste për avokim, marrdhënia me publikun, promovim të punës së tyre, hartim të politikave publike si dhe identifikimi i prioriteteve në nivel lokal. 

Në kuadër të implemetimit të projektit grupi synues e ka mirëpritur shumë mirë këtë projekt dhe janë shprehur se është shumë i nevojshëm sidomos për gratë dhe vajzat e reja që janë përfshirë për herë të parë në politikbërje.  

Pjesmarrëset gjatë punëtorive janë shprehur se kanë marë shumë informacione me rëndesi për punën e tyre që do të bëjnë në të ardhmen si dhe kanë shkëmbyer shumë përvoja me njëra tjetren duke përfshirë edhe ish deputetet në mandatet e kaluara të kuvendit.  

Udhëheqës të këtij projekti kanë përmendur edhe organizatën RrGK duke e falëmnderuar për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë.  

‘’ Mbështetja e RrGK ka qenë në formen e raportimit online për shkak të kushteve të pandemis Covid -19, ku kemi marë shumë udhëzime dhe sqarime në këtë drejtim, si dhe anëtaret e ekipit të projektit tonë në vazhdimësi kanë marë pjesë në trajnimet e organizuara nga RrGK-ja mbrenda dhe jashtë vendit. Me përfundimin e projektit nga RrGk kemi marë ndihmen e mjaftusehsm lidhur me kompletimin e dokumentacionit dhe raporteve të nevojshme’’ka thënë udhëheqësja e projektit. 

Ky projekt është zbatuar nga shtatori i vitit 2021 dhe ka përfunduar në prill të vitit 2022, derisa është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE)  në Kosovë, përmes nismës së RrGK-së.