KGVK avokon tek MASHT-i

 Më 16 tetor, Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës organizoi, në zyrën e tyre në Prishtinë , takimin e fundit avokues në kuadër të projektit "Më shumë të drejta për gratë e verbëra". Në këtë takim morën pjesë 10 gra dhe burra të verbër, anëtarë dhe anëtare të KGVK-së, Z. Halil Kurmehaj – Konsulent ligjorë, Znj. Vlora Hoti – Këshilltare politike në Kabinetin e Ministrit në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe dy përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK). 
        Si pjesë e implementimit të projektit katër mujore, KGVK-ja organizoi aktivitete të ndryshme për vetëdijesimin dhe informimin më të mirë të shoqërisë mbi nevojat dhe të drejtat e personave të verbër në arsim dhe edukim. Në fund të të gjitha fushatave për ngritjen e vetëdijes si dhe trajnimeve të mbajtura me anëtarë të këtij komiteti, janë përmbledhur kërkesat si dhe nevojat e personave të verbër mbi çështjen e edukimit dhe arsimimit të tyre, të cilat iu prezantuan përfaqësueses së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë gjatë takimit të fundit avokues. 
       Takimin e hapi Z. Bajramshahe Jetullahu, udhëheqëse e KGVK-së e cila ndau me të pranishmit të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohen personat e verbër në arsimin dhe edukimin. "Edhe pse ligji ynë garanton të drejtat e barabarta për të gjithë, kjo nuk është duke u implementuar. Personat e verbër hasin në vështirësi shumë të mëdha gjatë edukimit të tyre në të gjitha nivelet. Së pari duke e ditur se ekziston vetëm një shkollë e vetme për edukimin e personave të verbër dhe me dëmtime në të parë, e cila gjendet në Pejë, i paramendoni vështirësitë me të cilat ballafaqohen prindërit si dhe sa i kufizon fakti se fëmijët nga gjithë Kosova kanë vetëm një qytet në të cilin ofrohet shkollimi për ta. Shumica e fëmijëve pikërisht për këtë arsyeje mbesin të pa shkolluar. Gjithashtu, sfidë mjaftë të madhe paraqet dhe mungesa e literaturës në alfabetin e brajlit duke u shkaktuar ngecje studentëve që pasojë të kësaj vjen dhe ndalimi i shkollimit të tyre". 
         Znj. Vlora Hoti – Këshilltare politike në Kabinetin e Ministrit në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha se prej fillimit të mandatit të ri të ministrit Shyqir Bytyqi, struktura dhe përgjegjësitë të këtij kabineti janë ristrukturuar dhe se pikërisht ajo do të jetë personi kontaktues për organizatat jo qeveritare. Gjithashtu ajo theksoj qe do ta merr përsipër që të hulumtoi dhe vlerësoi se sa janë të pajisura institucionet shkollore me paisjet tiflo-teknike dhe tiflo-didaktike si dhe ku dhe në çfarë literatura ofrohet shkrimi i braillit, shkrimi relievor, shkrimi me shkronja të zmadhuara si dhe tekstet në teknikën akustike dhe digjitale. Ajo gjithashtu u shpreh e gatshme dhe gjithmonë në dispozicion për çfarë do që mund ti dal në ndihmë. 
         Ky projekt është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) si dhe është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.