Koalicioni për Barazi diskuton: “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”

Informatë për Media – Takimi i Koalicionit për Barazi_2019

Nesër me 19 mars 2019, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”, në Hotel Sirius duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë takim do të kemi nderin të kemi mysafire dhe folëse zonjën Annette Fath Lihic, Këshilltare Kryesore Politike /Koordinatore Ekzekutive, Zyra e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, zonjën Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (EKBK), dhe zonjën Mexhide Mjaku Topalli, Deputete e Kuvendit të Kosovës, Kryetare e Grupit të Grave Deputete.

Ndërsa, në pjesën e dytë të takimit do të prezantohen planet e Iniciativës së mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, si dhe gjatë punës në grupe do të diskutohen temat për Strategjinë e Koalicionit.

Për më shumë informata, ju lutemi gjeni të bashkangjitur agjendën.

Koalicioni për Barazi, është themeluar me 22 qershor 2018 gjatë nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë dhe Vendimmarrje në Kosovë”. Koalicioni për Barazi është një grup i përbërë nga gratë në politikë nga niveli qendror dhe lokal, nga organizatat joqeveritare të udhëhequra nga gratë dhe gratë aktiviste të cilat përkrahin dhe fuqizojnë njëra tjetrën në përmirësimin e pozitës së gruas në politikë, vendimmarrje dhe avancimin e barazisë gjinore në Kosovë. Koalicioni është i përkushtuar të punojë drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të përbashkët për fuqizimin dhe përmirësimin e pozitës së grave në politikë dhe vendimmarrje dhe avancimin e barazisë gjinore në Kosovë përmes mentorimit, avokimit, solidaritetit dhe përkrahjes së njëra tjetrës.