Artpolis ka organizuar festivalin e dytë vjetor “Femmes Fatale” në Kosovë nga data 27 deri më 31 maj në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Në festivalin rajonal morën pjesë artiste të ndryshme të cilat, përmes talentit të tyre, vunë në dukje çështjet e të drejtave të njeriut. Evenimentet që janë zhvilluar kanë qenë ekspozita, performanca, teatër, dokumentare, filma me metrazh të shkurtër, promovime të librave, lexime, punëtori dhe diskutime të zhvilluara nga gratë kosovare dhe ato të rajonit (Maqedonia, Serbia, Shqipëria). RrGGK ndihet krenare që e sponsorizon këtë eveniment të rëndësishëm.