Ne konferencen mbi Dhunen Seksuale ne baza gjinore gjate konfliktit, organizuar ne Bern, Zvicër, me 11 nentor, Igballe Rogova perfaqesoi Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale gjatë luftës, udhehequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
Gjate panelit, Rogova përmendi punën e madhe që kanë bërë aktivistet e të drejtave të grave, të cilat avokojnë për drejtësi dhe mbrojtje të grave të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për avokimin që zëri i grave të dëgjohet në proceset vendimmarrëse pas konfliktit. As UNMIK-u nuk arriti te implementojë Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe nuk arriti të mbroj dokumentimin e personave që kanë kryer dhunë seksuale ose të kërkojnë drejtësi.
Këto çështje dhe përpjekjet e aktivisteve për të drejat e grave mund t’i lexoni më gjerësisht në librin e RrGGK, Fakte dhe Fabula për Rezolutën 1325.
Avokim i bërë që nga miratimi i Rezolutës 1325 në vitin 2000 më në fund çoi Qeverinë e Kosovës për të miratuar një Plan Veprimi për Zbatimin e Rezolutës 1325 në Republikën e Kosovës në shkurt të vitit 2014.
Ndryshimet në ligjin nr. 04 / L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre në 2014, tani mbron edhe gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës. Gjithë ky proces ka kontribuar në ndryshime të vogla në përceptimet publike dhe përpjekjet drejt përmirsimit të përgjegjjësisë insitucionale, përfshirë themelimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale të inicuar dhe udhehëqur nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
Rogova po ashtu ka prezantuar filmin “Tri dritare dhe një varje” ne regji të Isa Qosjes, për dhunën seksuale të ushtruar ndaj grave gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë konferencës, pjesëmarrësit diskutuan "strategji se si të bëhen më efektiv në zbatimin e angazhimeve në kuadër të Rezolutës së OKB-së 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Planit Kombëtar Zviceran të Veprimit 1325 për të mbrojtur të drejtat e gruas dhe vajzës në vende më pak të zhvilluara dhe të prekura nga konflikti.”
Panelistët tjere që morrën pjesë ishin: Zainab Hawa Bangura Nën-Sekretare e Përgjithshme dhe Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm mbi Dhunën Seksuale në Konflikte; Manuel Sager Drejtor Gjeneral i Swiss Agency for Developmment and Cooperation (SDC); Dr. Monika Hauser, themeluese dhe anëtare ekzekutive e bordit të Medica Mondiale; Ursula Salesse, Drejtore e Projektit në SDC; Dalia Abd Elhameed Udhëheqëse e programit gjinor në iniciativën Egjipitane për të Drejta Personale; Danaé van der Straten Ponthoz, Konsulente për dhunë seksuale dhe këshilltare ligjore në Track Impunity Always (TRIAL); dhe Karen Barnes, Konsulente e pavarur dhe hulumtuese në ekipin e Politikës dhe Qeverisjes nga Overseas Development Institute.
Konferenca u organizua nga Qeveria Zvicerane dhe Departamenti për Barazi Gjinore SDC (Swiss Development Cooperation).