Kujdes me PVGJ: RrGK-ja avokon për përmirësimin e zbatimit të dokumentit të punës të personelit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor

 Pas dy javësh hulumtimi intensiv në terren lidhur me zbatimin e PVGJ-së II në vendet e Ballkanit Perëndimor, konkretisht në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Mal të Zi, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) prezantoi raportin me titull “Kujdes me PVGJ” në Bruksel, më 22 janar 2018. Komisioni Evropian (KE) dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (SHVJE) publikuan një dokument pune për personelin, të titulluar “Barazia Gjinore dhe Fuqizimi i Grave: Transformimi jetës së vajzave dhe grave përmes marrëdhënieve të jashtme të BE-së 2016-2020” në vitin 2016. Në të morën pjesë zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata për Zgjerim, zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, përfaqësues të zyrave për vende dhe përfaqësues të tjerë të Komisionit Evropian. 
            “Ky raport është si lista e gjërave që duhet të bëni për të pastruar shtëpinë: mund të mos ju pëlqejë, por është e dobishme sepse ju ndihmon për të pastruar shtëpinë”, u shpreh Sharlotë Isaksoni [Charlotte Isaksson], këshilltare e lartë për çështje gjinore në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian. Të pranishmit e tjerë mirëpritën raportin e RrGK-së me kënaqësi të madhe, duke lavdëruar gjetjet e hollësishme dhe rekomandimet e qarta e praktike. 
           Krahas prezantimit të raportit, RrGK-ja e shfrytëzoi kohën në Bruksel për të zhvilluar takime dypalëshe me zyrtarë specifikë për të diskutuar për rekomandime specifike nga ky raport. Në fund, ky udhëtim për qëllime avokimi, rezultoi i suksesshëm dhe frytdhënës, meqenëse çoi në zgjerimin e RrGK-së në Bruksel dhe në ngritjen e disa pikave të rëndësishme lidhur me zbatimin e PVGJ-së II në rendin e ditës, në rajon dhe në Bruksel.