Kvinna till Kvinna bashkon aktivistet e të drejtave të grave nga Bosnja e Hercegovina dhe Kosova

Një grup i aktivisteve të të drejtave të grave nga Bosnja e Hercegovina ka vizituar Kosovën, si pjesë e vizitës studimore të organizuar nga Kvinna till Kvinna (KTK), një nga mbështetësit kryesorë të organizatave të grave në rajon. Qëllimi i vizitës ishte të bashkoj aktiviste nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, për të diskutuar dhe për të ndarë përvojat e tyre, si dhe për të marrë praktikat më të mira nga njëra-tjetra. 
    Përfaqësueset nga Bosnja e Hercegovina ishin nga OJQ të ndryshme, duke përfshirë: Buducnost (Modrica), Qendra e Ndihmës Ligjore për Gratë (Zenica), Kurë (Sarajevë), Kuvendi i Qytetarëve të Helsinkit (Banja Lukës), Horizonti (Tuzla), Forumi Zena Forumit të Gruas ( Bratunac), Lara (Bijeljina), United Women (Banja Luka). 
   Me 22 mars, grupi i aktivisteve vizitoi Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), ku patën mundësi për të dëgjuar më shumë në lidhje me historinë e RrGGK-së, misionin dhe projektet. Më pas pjesëmarrëset ngritën pyetje dhe ndanë përvojën dhe ekspertizën e tyre në lidhje me organizatat e grave dhe sfidat me të cilat gratë përballen sot. 
   Ditën tjetër, pjesëmarrëset nga Bosnja e Hercegovina, së bashku me partnerët e KtK në Kosovë, kaluan një ditë të tërë së bashku në Hotel Prishtina. Kosova u përfaqësua nga RrGGK, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Artpolis, Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane, Dera e Hapur, Ruka Ruci dhe Medica Kosova. Dita filloi me prezantimin e pjesëmarrëseve dhe organizatave të tyre, e ndjekur me punëtori, të cilat kishin për qëllim diskutimin në lidhje me çështje të ndryshme, duke kërkuar mënyra për të trajtuar vështirësitë dhe sfidat me të cilat OJQ-të nga të dy vendet përballen, si dhe duke i ndarë përvojat. Mbrëmja u pasua me një darkë në mënyrë që të gjithë përfaqësuesit e OJQ-ve nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të bashkëbisedojnë në një atmosferë komode dhe jo-formale.
Ditën në vijim, përfaqësueset nga Bosnja e Hercegovina vizituan organizatën anëtare të RrGGK-së, Medica Kosova në qytetin e Gjakovës.