Medica Kosova publikon hulumtimin mbi perceptimin e nxënësve për dhunën seksuale dhe atë me bazë gjinore

Organizata anëtare e RrGK_së, Medica Kosova publikoi të dhënat e dala nga hulumtimi i realizuar me nxënës/e dhe mësimdhënës/e lidhur me matjen e përceptimit për dhunën seksuale të kohës së luftës dhe dhunën me bazë gjinore në njërën nga shkollat e arsimit të mesëm në Gjakovë.

Nevoja për këtë hulumtim i është referuar mungesës së programeve mësimore ku trajtohen temat e dhunës seksuale dhe dhunës në baza gjinore (DhSDhBGj) për të edukuar gjeneratat e reja kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës me bazë gjinore në veçanti.

Rezultatet e dala nga ky hulumtim konfirmojnë nivelin e lartë të paragjykimeve, mungesës së njohurive lidhur me DhSDhBGj tek gjeneratat e reja, të cilëve programet mësimore u kanë mohuar qasjen në këto informata dhe rrjedhimisht një edukim kualitativ dhe më të ndjeshëm gjinor.

Ky publikim është mundësuar me mbështetjen e Fondit të Grave të Kosovës, përmes RrGK-së dhe është financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA).