Javën e kaluar RrGGK filloi Programin e vet të ri të Anëtarsimit Individual. Ne jemi gëzohemi që tre meshkuj tashmë iu bashkangjitën RrGGK-së si anëtar individual! Deshëm të shfrytëzojmë pak kohë për të shprehur mirënjohjen për secilin nga këta tre individualisht, të cilët kanë qenë përkrahës të mëdhenj të punës së RrGGK edhe në të kaluarën!
I pari që iu bashkangjit RrGGK-së, është Arber Sylejmani, i cili ka zhvilluar uebfaqen tonë, përfshirë edhe krijimin virtual të formularit tonë të ri për anëtarsim. Ai është gjithmonë përreth, duke u përgjigjur shpejtë në nevojat tona dhe duke mbështetur punën tonë.
I dyti, Hajrullahu Çeku ka bashkëpunuar ngushtë me RrGGK-në në një numër aksionesh, duke filluar nga performancat në rrugë tek protestat tek peticionet. Ne e ndjejmë solidaritetin e tij si aktivist në shumë aktivitete tona.
I treti është Krenar Basha nga shtypshkronja Night Design i cili ka luajtur një rol vital në zhvillimin e publikimeve të RrGGK-së për marrëdhënie me publikun. Ai poashtu është gjithmonë në dispozicion, duke na ndihmuar për çkado që kemi nevojë, shpesh nën kufizime të rënda kohore. Duke qenë një aktivist në zemër, ai promovon një numër çështjesh përmes talentit të tij si dizajner dhe publikues. Kjo përfshinë edhe printimin në letër të reciklueshme me ngjyrë të reciklueshme dhe ofrimin e zbritjeve në çmim për organizatat e grave.
Ne mirëpresim gra e burra të tjerë që t’i bashkangjiten RrGGK-së si anëtar individual. Si një admirues, mik apo përkrahës i RrGGK-së, tashmë nuk iu duhet të keni organizatën tuaj për tu anëtarsuar. Ju duhet vetëm të ndjeni dëshirën për tu bërë pjesë e punës tonë. Ju lutem, na u bashkangjitni duke na shkruar në info@womensnetëork.org ose duke plotësuar aplikacionin në uebfaqen tonë.
Anëtarët e RrGGK-së, mund të ndihen krenarë që janë pjesë e një rrjeti mbarë botëror të njerëzve të përkushtuar për të mbështetur, mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në Kosovë.