Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu së bashku me Këshilltaret Politike Nazlije Bala dhe Berita Abazi më 12 janar vizituan zyrat e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).
Ndërsa takoi gjithë stafin e RrGK-së, ministrja Haxhiu me bashkëpunëtore mbajti një takim me drejtoren ekzekutive të RrGK-së, Igballe Rogova, me Menaxheren e Programit për adresimin e dhunës në bazë gjinore Adelina Berisha dhe zyrtaren e këtij programi, Besarta Breznica.
Ministrja Haxhiu u njoftua për programet e RrGK që dalin nga strategjia katër vjeçare e RrGK-së, me fokus në nismat që do të zhvillohen gjatë vitit 2024, me qëllim të adresimit të dhunës me bazë gjinore.
Ky takim ishte vazhdimësi e bashkëpunimit mes RrGK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë për të trasuar edhe më shumë rrugëtimin e përbashkët drejt luftimit dhe parandalimit të Dhunës me Bazë Gjinore, çdo ditë gjatë këtij viti.