Moravski Biser, organizatë anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), ka përmbyllur me sukses nismën “Përfshirja e grave nga zonat rurale në jetën publike dhe politike“.
Përmes punëtorive dhe aktiviteteve tjera të mbajtura në komunat e Parteshit, Kllokotit, Novobërdës dhe Ranillugut u arrit që pjesëmarrësit përmes pjesës teorike si dhe punës aktive në grup të njihen me bazat, metodat, si dhe mundësitë avokuese dhe rriten njohuritë e tyre për avancimin e pozitës së grave në komunitet.
Një nga gjërat më të dobishme gjatë këtyre aktiviteteve u vlerësua se është lidhja e grave nga këto komuna që edhe gjeografikisht janë afër njëra-tjetrës, si dhe shkëmbimi i ideve të përbashkëta për përmirësimin e mirëqenies në këto komuna.
Moravski Biser gjatë kësaj nisme ka arritur që t’i ndërgjegjësojë 50 gra për të drejtat e tyre dhe mundësitë e përfshirjes në jetën publike dhe politike. 14 përfaqësues të vetëqeverisjes lokale në të gjitha komunat tashmë ofrojnë mbështetje të shtuar për gratë nga autoritetet.
Po ashtu Moravksi Biser ka forcuar kapacitetet e 20 grave në fusha të ndryshme.
Nisma “Përfshirja e grave nga zonat rurale në jetën publike dhe politike”, u mbështetën nga rundi i 15-të i Fondit të Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, përmes nismës së RrGK-së “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”.