NATO ka mirëpritur përfaqësuesen e re speciale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ambasadoren Marriet Schuurman me 24 tetor 2014. Zyrja e saj kanë shprehur gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK).
Kjo është shumë e rëndësishme për RrGGK-në, duke pasur parasysh që bashkëpunimi i ngushtë me përfaqësuesen e mëparshme speciale Mari Skåre ishte shumë produktiv drejt zbatimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në nivel ndërkombëtar.
