Gjatë 19 – 23 marsit, për të tetën herë, u mbajt “Java e Gruas”, ngjarja e vitit që organizohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetje të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID).
Java e Gruas mbledhë më shumë se 100 gra dhe burra që përfaqësojnë etni të ndryshme, parti politike, shoqërinë civile, biznese dhe media, me qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në lidhje me domosdoshmërinë e një qeverisje llogaridhënëse dhe të përgjegjshme në Kosovë.
Pjesa e dytë e ditës së dytë ishte rezervuar për panelin “kultura e pandëshkueshmërisë: të shikojmë përpara me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës”, që kishte për qëllim të diskutonte se a po ju përgjigjet mjaftueshëm shoqëria kosovare brengave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës?
Në fjalën kryesore, Doris Pack, Presidente e Grave në EPP (Partinë Popullore Evropiane)/ish deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi lartë këtë iniciativë shumë të rëndësishme si pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe të domosdoshme për ndërtimin e një shoqërie të barabartë në Kosovë.
Ndërkaq tutje, çështje tjera ngritën edhe panelistët: Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Flora Macula, Udhëheqëse e UN Women në Kosovë, Minire Begaj, Kryetare, Komisioni Qeveritar për viktimat e dhunës seksuale, Ruairi O’Connell, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës si dhe Kıvılcım Kılıç, Ambasadore e Republikës së Turiqsë në Republikën e Kosovës.
“Organizatat e grave ishin ato që ngritën zërin për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ishin organizatat e grave ato të cilat avokuan që zëri i tyre të dëgjohet. Ishin organizatat e grave ato që ofruan trajtime psiko-sociale dhe ndihmuan në fuqizimin ekonomik të tyre”, theksoi znj.Rogova. Poashtu, ajo theksoi se ne si shoqëri duhet t’u kërkojmë falje për stigmatizimin që u’a kemi bërë, dhe që nuk jemi munduar t’i integrojmë këto gra në shoqëri. Mes tjerash, znj. Rogova shtoi se këtyre grave i’u njoh statusi, por drejtësia duhet të vihet në vend dhe këto të mbijetuara të marrim trajtimin që e meritojnë.
Krahas fjalimeve të panelistëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë për stigmën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës duke kërkuar të vënë në dukje rolin që mund të luaj shoqëria në promovimin e përfshirjes të të mbijetuarëve në jetën sociale dhe politike në Kosovë.