Në tetor fillon ediconi i tretë i FemArt

 Qendra për art dhe komunitet Artpolis po organizon Festivalin Rajonal të Artisteve Femra FemArt për herë të tretë në Prishtinë. Festivali do të filloj nga data 7 deri me 12 tetor.  
    Programi i festivalit do të përfshijë tema të ndryshme mbi të drejtat e njeriut, LGBT, shëndetin riprodhues, fuqizimin e grave, dhunën ndaj grave etj. 
    Ashtu si vitet e kaluara, edhe këtë vit festivali do të shfaq krijime origjinale artistike. Shfaqjet teatrale, filmat, koncertet muzikore, promovime libraash, moda, performancat, instalacionet e ndryshme poashtu edhe ato në rrugë, poezitë, seminaret, tribunat, dhe format e tjera të artit do të jenë krijimet nga artistet femra e artistët meshkuj feminist nga Kosova dhe rajoni, përfshirë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Bullgaria, Hungaria dhe Turqia. Aplikimi për festival ka qenë i hapur nga data 24 gusht deri me 15 shtator. Edhe pse nuk ka karakter garues, programi do të përzgjidhet nga artistë dhe aktivistë të ndryshëm dhe do të mbahet në vende të ndryshme si institucione kulturore, kinema dhe hapsira të ndryshme. 
    Planprogrami dhe vendet do të shpalosen shumë shpejt ne faqen zyrtare të Femartnë facebook, ndërsa festivali do të jetë i hapur dhe pa pagesë për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë ta përcjellin atë.