Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), In Time, më 30 mars në Mitrovicë ka certifikuar pjesëmarrësit që morën pjesë në trajnimet e mbajtura nga kjo organizatë, përmes nismës së mbështetur nga rundi i 16-të i Fondit të Grave të Kosovës (FGK), më mbështetje financiare të Sigrid Rausing Trust.
Në këto trajnime pjesëmarrësit ishin nga Mitrovica dhe Lipjani, e në vijim pritet që trajnime të tilla të mbahen edhe për qytetarët e Prizrenit.
Përmes këtyre trajnimeve 10 pjesëmarrës nga secila komunë përfituan aftësim profesional për punësim online në fushën e teknologjisë për gratë dhe të rinjtë.
Po ashtu, pjesëmarrësit falë këtyre trajnimeve, u aftësuan edhe për marketing digjital dhe bazat e të dhënave (si të futen dhe menaxhohen të dhënat në bazë të të dhënave), si dhe për aftësitë e nevojshme për kyçje në tregun e punës, duke përfshirë këtu edhe aftësitë e buta.
Një aftësi tjetër e rëndësishme që pjesëmarrësit përfituan është përdorimi i një prej platformave më të njohura të punësimit në tregun global sot, UpWork.
In Time është një nga tetë organizatat përfituese të këtij rundi të FGK-së, i cili për herë të parë ofroi mbështetje organizative për organizatat anëtare të RrGK-së.
Për më shumë lidhur me mbështetjen organizative dhe se çka përfshin ajo, mund të lexoni KËTU.