Norma ngrit vetëdijen e grave për të drejtën pronësore

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Shoqata e Juristёve Norma, ka përmbyllur me sukses aktivitetet përgjatë shtatë muajve, duke ofruar ndihmë juridike falas për 67 raste. Kjo organizatë ka ofruar asistencë për çështje  pensionale, banesore, sociale, çështje trashëgimore dhe raste të dhunës në familje. 

Gjithashtu është punuar edhe rreth rritjes se vetëdijes së grave për pronë dhe trashëgimi. Në këtë kuadër është zhvilluar një punëtori me tetë gra për të diskutuar për të drejtat e tyre pronësore. Norma ka vënë re se se gratë në këtë takim nuk kanë pasur pronë të regjistruar në emrin e tyre dhe patundshmëritë ju takonin gjyshërve apo familjarëve, ndërsa kishte raste të pronësisë së pazgjidhur.

Përmes kësaj nisme organizata Norma ka kontribuar në arritjen e qëllimeve strategjike të RrGK-së duke ofruar ndihmë juridike për rastet e dhunës në baza gjinore. Në këtë kuadër 19 gra janë informuar me kornizën ligjore të Kosovës për mbrojtje nga dhuna.  

Anëtarët e Norma-s e kanë vlerësuar lartë mbështetjen nga RrGK, duke e cilësuar si një mundësi shumë te mirë për ripërtëritjen e organizatës dhe për vazhdimin e ofrimit të ndihmës juridike falas, në të njëjtën kohë dhe mundësinë për të shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën mbi njëzetë vjeçare të NORMA-s.

Ky aktivitet realizohet falë mbështetjes organizative të marrë nga rundi i 16 i Fondit të Grave të Kosovës (FGK), i RrGK-së me mbështetje financiare nga Sigrid Rausing Trust.