Nxënëset informohen rreth sëmundejve të transmetueshme seksuale

 Më 21 shtator, Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes (SHEPF) organizoi takim në kuadër të projektit “Një femër e edukuar – shoqëri e shëndosh”. Në këtë takim morrën pjesë 35 nxënëse të klasës së VIII-të dhe IX-të të shkollës fillore Shaban Golaj, të fshatit Lipovec në Gjakovë.
     Qëllimi i përgjithshëm i këtij takimi ishte vetëdijesimi i vajzave mbi rrezikun e shtatëzanive të padëshiruara, të drejtën mbi kujdesin shëndetësor si dhe rrezikun nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) dhe HIV/AIDS. 
        “Duke marrë parasysh përvojen e organizatës dhe hulumtimet në terren, është parë e arsyeshme që të trajohet kjo çështje pasi që niveli i njohurive të vajzave lidhur me shëndetin seksual është tejet i ulët dhe jo rallë herë ka pasur raste kur janë prekur nga këto sëmundje”, u shprej Fikrije Komoni nga SHEPF. 
        Nxënësëve i’u shpjegua se çfarë është virusi HIV dhe Sindroma e Mungesës së Imunitetit të Fituar (SIDA), çfarë e shkakton HIV-in i cili pastaj mund të rezultojë me SIDA, cilat janë simptomat, si mund të transmetohen dhe si mund të parandalohen. Po ashtu, u shtjelluan dhe tema të tjera të cilat ishin në interes të nxënëseve si cikli menstrual, me ç’rast vajzave të reja i’u ofrua dhe mundësia e konsultimeve dhe bashkëbisedimeve me gjinekologe. 
           Njëra nga nxënëset theksoi se “për herë të parë po u ligjërohen këto tema” dhe se në këtë takim “kanë mësuar shumë lidhur më shëndetin reproduktiv”. Më tuje ajo shtoi se në fillim të ligjërimit kur ju tregua tema e diskutimit i vinte turp pasi që këto i konsideronin tema që mund t’i flisnin vetëm me nënën, motrën apo shoqen e tyre, e jo edhe në prani të më shumë vajzave. 
          Në fund të takimit vajzave i’u dha një pyetësor i cili përmbante pyetje bazike lidhur me shëndetin reproduktiv, i cili pyetësor do të ndihmonte vajzat në nxjerrjen e konkluzioneve lidhur me njohurit e tyre në këtë fushë përkitazi me moshën e tyre. 
Ky projekt është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.