Oda e Grave ndanë mirënjohje për gratë sipërmarrëse

Në përpjekje për të promovuar dhe rritur ndërmarrësinë e grave në Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Oda Ekonomike e Grave e Kosovës – G7, kanë ndarë mirënjohje për ndërmarrëset më të suksesshme të Kosovës. Çmimi i kryesorë, çmimi “Gruaja Afariste më e Suksesshme”, i është dhënë Fatmire Maliqit. Sevdije Hajrullahu, Zamire Hyseni-Duraku, Vjollca Birinxhiku dhe Blerina Rugova janë nderuar të që të gjitha me çmime në fushën e prodhimit, shërbimeve, tregtisë dhe krijimtarisë në biznes.

Gjithashtu, ka qenë e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila e ka konfirmuar besimin e saj tek Oda Ekonomike e Grave. Ajo theksoi që “Oda, me zyrën dhe strategjinë e saj të re të sapo miratuar do t’iu ofrojë të gjitha grave dhe vajzave shërbimet më të mira të mundshme përmes mbështetjes, trajnimeve, koordinimit, mentorimit të vazhdueshëm, me qëllim që të qëndrojë pranë tyre, për të hapur biznese të reja dhe për ta mbështetur rritjen e këtyre të fundit. Ju nuk fuqizoni vetëm individin. Ju fuqizoni familjen dhe, nëpërmjet këtyre projekteve, ndikojmë së bashku në fuqizimin e shoqërisë sonë. Në këtë mënyrë ne ndikojmë në përparimin e pandërprerë dhe qëndrueshmërinë ekonomike të shtetit tonë.”