Gratë marrin pjesë në punëtorinë e Prehjes mbi parandalimin e kancerit të gjirit.

OJQ Prehja Ofron Informata për Kancerin e Gjirit

“Shumë gra heshtin… Ato mendojnë që është turp të tregojnë për sëmundjen e tyre, kështu që durojnë dhimbjen. Ato ndihen keq për tu treguar burrave të tyre që janë të sëmura sepse e dinë që trajtimi shëndetësor do t’iu kushtojë shtrenjtë dhe familjet e tyre nuk kanë para të mjaftueshme.”

Pasiguria e grave për të kërkuar ose paguar për kujdes shëndetësor, e lëre më për ekzaminimet parandaluese, ishin ndër arsyet se pse Qendra e Gruas “Prehja” vendosi të iu ofrojë pjesëmarrëseve informata mbi metodat e kryerjes së vet-ekzaminimeve për kancer të gjirit brenda shtëpisë së tyre.

“Situata socio-ekonomike na ka vënë në të tilla kushte. Ne duhet të mendojmë në secilin cent: si do t’i shpenzojmë dhe se si ta kalojmë muajin,” tha Naza, një pjesëmarrëse.

Më 24 Maj, Prehja organizoi një tryezë me ligjëratën e titulluar “Ta Mbrojmë Shëndetin Tonë” në shkollën fillore Shotë Galica fshatin Syriganë të Komunës së Skenderajit. Dr. Mejreme Maloku ishte prezente, duke iu treguar pjesëmarrëseve se si të kryejnë vet-ekzaminim. Gra të të gjitha moshave morën pjesë, nga adoleshente të interesuara që të jenë proaktive e deri tek gra më të vjetra potencialisht të rrezikuara. Pjesëmarrëset morën informata lidhur me operimet dhe shanset e rishfaqjes.

Më pas, gratë vendosen që në grupe të shkojnë dhe të bëjnë ultrazërin për të testuar kancerin e gjirit. Ato shfrytëzuan informacionet nga Prehja dhe RrGGK për të gjetur fonde për transportin deri në spital.

Prehja, me lokacion në Skenderaj, ka organizuar punëtori dhe diskutime të ndryshme për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Iniciativën e organizatës Prehja e ka mbështetur Fondi i Grave të Kosovës i RrGGK-së.