Organizata Era Fruit inkurajon rritjen e pjesëmarrjes së grave në pozita udhëheqëse 

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës Era Fruit në periudhën shtator 2021 shkurt 2022 ka realizuar nismën “Fuqizimi përmes përfaqësimit më të madh të grave në politikë në nivel lokal”. 

Në këtë projekt të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) kanë përfituar 68 gra dhe 3 burra të rajonit të Podujevës.  

Projekti ka kontribuar në promovimin e përfaqësimit më të madh të grave në pozita vendimmarrëse në komunë e Podujevës dhe në ngritjen e kapaciteteve të grave në politikë dhe vendimmarrje.  

Ky projekt është bazuar në strategjinë e RrGK-së duke zhvilluar kapacitetet e grave në politikë për të avokuar për prioritetet e grave. Gjithashtu janë zhvilluar kapacitete për komunikim dhe bashkëpunim të shtuar mes grave në politikë, organizatave të grave dhe votuesve për çështjet që ato i  konsiderojnë prioritetet . 

  Jane identifikuar dhe shkëmbyer nevojat dhe prioritetet e 53 grave votuese, në takim me 9 gra kandidate për asamble KOMUNALE ne komunën e Podujevës, të cilat do t’i ngrisin këto çështje në asamble komunale.  

Ajo që është konsideruar si rezultat, janë edhe takimet me kryetarin e zgjedhur te KK Podujevë, Shpejtim Bulliqi, cili është zotuar për përfshirjen e barabartë të grave dhe vajzave asambliste në pozita vendimmarrëse.  

Si rezultat kjo organizatë ka paraqitur edhe grafikonin ku të dhënat tregojnë se në periudhën 2013-2017 ka qenë vetëm një pozitë e udhëhequr nga një grua.  

Ndërkaq gjatë viteve 2017-2021 ka pasur përparim, duke u rritur numri i grave udhëheqëse  në 3 pozita me fuqi vendimmarës, ajo e Nënkryetares së Komunës , Drejtoria për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi si dhe  Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës.