Organizatat e grave nga Ballkani morrën pjesë në trajnimin mbi lobimin për barazinë gjinore në Bruksel

Me 18-19 prill, aktivistet e të drejtave të grave nga Ballkani, u mblodhën në Bruksel për të ndarë eksperiencën dhe për të mësuar më shumë rreth lobimit drejt barazisë gjinore në Parlamentin Evropian. Pjesëmarrëset ishin nga vende të ndryshme të Ballkanit përfshirë: Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Trajnimi u përqëndrua në avokimin në Parlamentin Evropian dhe Raportin e Progresit.
Ato morrën pjesë në një sesion të përbashkët me Lobin Evropian të Grave për të adresuar nevojën për të gjinorëzuar zgjerimin e BE-së dhe për të eksploruar mundësitë e përbashkëta të organizatave për të drejtat e grave në Ballkanin Perëndimor.
     Ndër folëset e këtij takimi ishin edhe Ulrike Lunacek, Anëtare e Parlamentit Evropian; Jasenko Selimovic, Anëtare e Parlamentit Evropian; Karolina Vrethem, Këshilltare Gjinore në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim; dhe Joana Maycock. Rëndësia për të pasur perspektivë gjinore dhe që zërat e grave të dëgjohen përmes procesit të zgjerimit të BE-së është theksuar shumë herë. 
   Në anën tjetër, aktivistet nga vendet të cilat së fundmi janë anëtarësuar në BE (Kroacia, Çekia, Polonia etj.) shprehën shqetësimet e tyre për të drejtat e grave në vendet e tyre pas anëtarësimit në BE, duke vënë në dukje se si barazia gjinore nuk është trajtuar si një prioritet pas anëtarësimit. Këshilla e tyre ishte që të shfrytëzohet sa më mirë procesi i anëtarësimit për të influencuar barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. 
Lobimi është një formë shumë specifike e avokimit që përfshinë komunikimin me objektivat kryesore dhe njerëzit me ndikim përmes takimeve, informimeve dhe bisedave për të edukuar dhe për të bindur ata për të mbështetur dhe për të çuar përpara agjendën tuaj. Qasja që ju mund të merrni mund të jetë bashkëpunuese, konfrontuese dhe bindëse ose një përzierje e tyre, duke pasur parasysh përparësitë dhe mangësitë që vijnë me çdo qasje.
    Disa nga këshillat më të rëndësishme gjatë lobimit në Parlamentin Evropian apo edhe tek zyrtarët në Kosovë, përfshijnë zhvillimin e mesazheve të qarta, të cilat mund të arrihen duke i mbajtur mesazhet të thjeshta me informacione relevante, fakte të qarta, statistika, si dhe duke prezantuar zgjidhje nëse është e mundur, gjithëmonë duke pasur parasysh se kush është audienca juaj. 
   Para çdo takimi me palët përkatëse të interesit, është shumë e rëndësishme që ju të bëni hulumtimin tuaj paraprakisht dhe të dini profilin e tyre, cilat janë interesat e tyre, cilave grupe joformale ju përkasin dhe, nëse pozita e tyre është e rëndësishme për kauzën tuaj.
     Ky trajnim u mbështet nga Kvinna till Kvinna, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të sjellë iniciativat avokuese të organizatave të grave të Ballkanit më afër Bashkimit Evropian.