OShC-të e Ballkanit Perëndimor ndajnë përvojat në adresimin e diskriminimit me bazë gjinore

Organizata të ndryshme të shoqërisë civile (OShC) në Ballkanin Perëndimor mbajtën një forum online, me ç’rast ndanë sukseset, sfidat si dhe idetë për të ardhmen në përpjekjet e përbashkëta për të adresuar diskriminimin me bazë gjinore, si dhe për të përmirësuar të drejtat e grave në punë.

OShC-të partnere prezantuan punën dhe arritjet e tyre përmes videove ilustruese, animacioneve, poezive, fotografive si dhe tregimeve. Këto materiale përfshinin shembuj të rasteve në të cilat ata ndihmuan gratë që kanë përjetuar diskriminim gjinor në lidhje me të drejtat e tyre të punës.

“Njërën nga gratë që e ndihmuam, përveç që ishte viktimë e dhunës në familje, po ashtu ishte diskriminuar edhe në vendin e punës. Pas ndihmës që ne ofruam, ajo u punësua në një dyqan të vogël dhe tani ndihet më e fortë për të luftuar për të drejtat e saj ”, tha Einxh Pepa nga Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat në Shqipëri.

Në fund, partnerët votuan për prezantimin më të mirë dhe këtë çmim prej 500 eurosh e fitoi Sindikata e Mediave të Malit të Zi, për film dhe poezi të shkurtër:

Ne e zgjeruam luftën tonë

Për të drejta të barabarta

Ne kërkuam të ruajmë

Atë çfarë gratë meritojnë

Ne u dhamë atyre mbështetje

Prisni raportin tonë

Tani, shikoni filmin tonë

Është i bukur dhe i këndshëm

Vemendje ju lutem

Diskriminimi bie në gjunjë

Kjo nismë është financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim.