PEA mban tryezë të rrumbullakët mbi kujdesin paliativ në  Kosovë 

Më 25 shkurt Organizata Psikoterapeutët në Veprim (PEA) mbajti tryezë të rrumbullakët në kuadër të iniciativës “Avancimi i kujdesit paliativ në Kosovë dhe sensibilizimi i komunitetit për personat me nevoja të veçanta”.  

Qëllimi i kësaj nisme është mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit, kryesisht në vendet rurale ku qasja në shërbime shëndetësore është më e dobët, si dhe ka mungesë të edukimit shëndetësor 

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin; drejtori i spitalit regjional të Gjilanit, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.  

Doktoresha Ramize Ahmeti – Ibrahimi prezantoi ecurinë e punës tre mujore, periudhë kjo gjatë së cilës Psikoterapeutët në Veprim realizuan 230 vizita të grave, burrave e fëmijëve nga fshatrat Gadish, Kishnapol, Verbicë, Zhegovc, Pidiq, Llashticë, Dazhnicë, Parallovëdhe Makresh. 

Më tej, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili përgëzoi Psikoterapeutët në Veprim për punën e bërë 

Disa nga rekomandimet që dalin nga zbatimi i kësaj iniciative janëTë përcillet në vazhdimësi promovimi, edukimi, trajtimi dhe këshillimi në familje; si dhe të ketë informim të familjeve për rolin e ekipit shëndetësor përmes mediave, dhe shkollave. 

Kjo tryezë, respektivisht kjiniciativë, është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).