Kostot e lehonisë, atësisë dhe dispozitave të lejes prindërore për Ligjin e ri të Punës në Kosovë

Një përmbledhje e re e politikave e lansuar sot analizon se sa do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës reformat në Ligjin e Punës.  Përmbledhja e politikave “Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës” është përgatitur nga ekonomistja Dita Dobranja në emër të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).

Ky raport pasqyron shkallën në të cilën Kosova duhet të harmonizojë lejen prinderore në përputhje me Direktivën e Bashkimit Evropian (BE) për Balancin Punë-Jetë (2019).  Direktiva e BE-së ka implikime për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë duke ua mundësuar grave dhe burrave të kalojnë kohë kualitative me fëmijët e tyre.

Forumi Ekonomik i Grave, si një konsorcium organizatash, ka propozuar një model për Ligjin e Punës, që do t’i përshtatej më mirë nevojave të nënave, baballarëve dhe fëmijëve, duke balancuar më mirë barrën e kompensimit midis qeverisë dhe punëdhënësve.

Kostoja totale për Buxhetin e Kosovës do të ishte rreth 11 milionë euro. Përmbledhja e politikave po ashtu propozon mënyrat e mbulimit të këtyre ndryshimeve. Kohëzgjatja e përgjithshme e lejes së propozuar mbetet e ngjashme me atë aktuale.

Modeli i propozuar rekomandon që gjashtë muajt e parë të lejes të konsiderohen si leje e lehonisë, që u ofrohet nënave.  Gjatë kësaj periudhe, baballarët do të kenë të drejtën e një muaji leje të atësisë.

Si leja e lehonisë ashtu edhe leja e atësisë do të paguhen nga qeveria me 70% të pagës.

Gjashtë muajt e dytë do të ofrohen si leje prindërore, nga të cilët tre do të paguhen nga punëdhënësi me 70% të pagës; nga këta tre, të paktën një muaj do të ishte leje e patransferueshme për baballarët.

Tre muajt e fundit do të ishin pa pagesë, siç janë aktualisht, dhe një nga këta muaj gjithashtu do t’i ndahej babait si i patransferueshëm.

Ky model shpërndan kujdesin e fëmijëve në mënyrë më të barabartë midis prindërve dhe përmirëson dispozitat aktuale që po kontribuojnë në diskriminimin në punësim, sic mund të shihet në hulumtimin e mëhershëm të RrGK-së. Për më tepër do t’iu mundësojë burrave të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

“Ky propozim përmirëson barrën aktuale financiare mes punëdhënësit dhe qeverisë dhe redukton diskriminimin kundër grave,” ka shpjeguar Dita Dobranja. “Kjo do të kontribuojë në rritjen e të hyrave nga tatimet në të hyrat personale dhe në formalizimin e punësimit.”

Pas prezantimit të gjetjeve një grup ekspertësh diskutuan mbi mundësinë e zbatimit të këtyre rekomandimeve në Kosovë.

“Ne duhet ta marrim parasysh koston e shoqërisë në tërësi, sepse gjysma e popullatës nuk është active në tregun e punës,” tha Syzana Bytyçi Jagxhiu, Zyrtare për Politika, Arsim, Politika Sociale dhe Punësim, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. “Propozimet janë shumë të justifikueshme.”

Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës u pajtua se se përmbledhja e politikave është shumë e dobishme.  “Nëse i ndryshojmë politikat, do të ketë motivim shtesë për bizneset që t’i punësojnë gratë.”

Besa Luzha, Koordinatore e Programit nga Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Prishtinë tha se shoqëria civile ka punuar për amendamentimit të Ligjit të Punës qe një kohë të gjatë dhe se tash është koha që ato rekomandime të merren paraysh.

“Krejt cka është dashur është thënë nga shoqëria civile. Topi është në anën e qeverisë dhe ne jemi këtu për të ndihmuar çdo hap të procesit në mënyrë që situate ekonomike në Kosovë të përmirësohet”, tha Luzha.

Panelistët u pajtuan që bizneset, shopqëria civile dhe akterët ndërkombëtarë duhet të bashkëpunojnë fuqishëm që të inkurajojnë qeverinë që të përshpejtojë aprovimin e ligjit të punës bashkë me reformat buxhetore, siç reomnadohet me këtë përmbledhje të politikave.

Sandra Horina, Shefe e Zyrës në Kosovë, Agjencia Austriake për Zhvillim tha se “tani duhet të ndërmerren veprime dhe se qeveria dueht të inkurajoejht që të zbatojë këto reforma.

Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova tha se “është koha që të bashkohemi të gjithë dhe të shtyjmë përpara aprovimin e këtij ligji. “

Siç tha edhe Visare Mujko Nimani nga UNFPA në fjalimin e saj hyrës “me keto politika dëshirojmë që kjo situatë të ndryshojë, që më shumë gra të kenë balancë dhe të reailzojnën aspiratat e  punësimit dhe karrierës dhe të kenë kohë për familjen.


RrGK e ka hartuar këtë raport me mbështetjen finciare të Agjencionit Austriak për Zhvillim (ADA, njësië operacionale të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.

Forumi Ekonomik i Grave është koalicion i organizatave të shoqërisë civile me këtë përbërje: Instituti Riinvest; Rrjeti i Grave të Kosovës; Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D); Qendra Kosovare për Studime Gjinore; Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës; Kosova – Women 4 Women; dhe Instituti GAP.