Pjesëtarët e KFOR-it mbledhin fonde për RrGK-në

Më 5 shtator, në zyrën qendrore të KFOR-it në Kosovë, pjesëtarët e KFOR-it kanë organizuar një ngjarje bamirëse për të mbledhur fonde për Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK).

Kurse, disa ditë më pas, më 22 shtator, u bë dorëzim-pranimi zyrtar i mjeteve, me ç’rast pjesëtarët e KFOR-it vizituan zyrën e RrGK-së dhe panë nga afër punën dhe aktivitetet.

Me këtë rast, RrGK ka falënderuar pjesëtarët e KFOR-it që u bashkuan në rrugëtimin tonë drejt krijimit të një shoqërie ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në çdo sferë të jetës.

Gjithsej 3,692€ të mbledhura nga ky aktivitet do të shkojnë në Fondin e Qëndrueshmërisë së RrGK-së, i cili ndihmon në mbulimin e shpenzimeve bazike si dhe në mbështetjen e programeve të rëndësishme për barazinë gjinore në Kosovë.

Kjo VIDEO tregon disa nga momentet kyçe të ceremonisë së dorëzim-pranimit të mjeteve të mbledhura.

Kurse, përgjatë muajit tetor, RrGK do të publikojë një intervistë me pjesëtaren e KFOR-it, Sarah Alexandra George, për të diskutuar më shumë lidhur me këtë ngjarje.