Ky publikim analizon raportet mes digjitalizimit dhe barazisë gjinore në Kosovë duke përdorur
një model të ri.
Digjitalizimi në Kosovë përfshin një spektër të gjerë fushash si atë në sundimin e ligjit, shërbimet
sociale, arsimin, punësimin dhe punën, biznesin dhe tregtinë, bujqësinë, mbrojtjen e mjedisit,
energjinë dhe ndryshimet klimatike, kujdesin shëndetësor, media dhe kmomunikim. Ky publikim
synon të identifikojë se si politikat dhe programet e digjitalizimit ndikojnë tek gratë dhe burrat, si
dhe ofron rekomandime për t’i bërë më të përgjegjshme ndaj gjinisë.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dizajnoi dhe përdori një model gjithëpërfshirës dhe të
përgjegjshëm gjinor të transformimit digjital, përshtatur nga Programi i Kombeve të Bashkuara
për Zhvillim për të analizuar përfshirjen gjinore në sektorë dhe dimensione të ndryshme.
Publikimi thekson mungesën e analizave gjinore në Kosovë dhe sugjeron që një qasje e tillë
mund të ndihmojë në adresimin e pabarazive ekzistuese, përmirësimin e ligjeve dhe politikave
publike, dhe mbështetjen e transformimit digjital të vendit në përputhje me kërkesat e Bashkimit
Evropian.
Publikimi u bashkëfinancua nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Suedia, i kryer si pjesë e
përpjekjeve të Koalicionit EQUAPRO për të mbështetur BE-në në përgatitjen e analizave gjinore
për të informuar punën në sektorë të ndryshëm. Ky raport synon të informojë përpjekjet e
vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës drejt digjitalizimit.