Download File
149 organizata të shoqërisë civile dhe partneret, përfshirë Rrjeti i Grave të Kosovës me 142 organizata tona anëtare, në bazë të analizës mbi Projektligjin për Buxhetin 2025, kemi identifikuar disa boshllëqe të rëndësishme që ndikojnë në promovimin e barazisë gjinore në bazë të kornizës ligjore.
Rekomandojmë alokimin e burimeve për të përmirësuar mbështetjen për zyrtarët për barazi gjinore, shërbimet për të mbijetuarat e dhunës, si dhe për rritjen e asistencës për personat me aftësi të kufizuara.
Një qasje buxhetore gjithëpërfshirëse është kyçe për të adresuar nevojat e ndryshme të grave dhe burrave në Kosovë, duke përmbushur obligimet ligjore dhe ndërkombëtare të Kosovës për barazi gjinore.