Download File
Në linjën e parë të frontit për të adresuar pabarazitë gjinore të përhapura e që ekzistojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) janë organizatat për të drejtat e grave (këtu e tutje të referuara si “OSHCG”). Ato janë krijueset e ndryshimeve, avokueset, ofrueset e shërbimeve, mësueset dhe ekspertet që kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në disa ndryshime të nivelit social, politik, ligjor, ekonomik dhe individual në vendet e tyre dhe më gjerë. OSHCG-të mbesin të pozicionuara mirë për të vazhduar adresimin e pabarazive të përhapura gjinore në BP dhe më gjerë. Për këtë punë, OSHCG-të kërkojnë burime. Ky raport shqyrton fondet e disponueshme për punën e tyre.