Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës (SAS).

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovë (SAS). Nga pilotimi i SAS mund të përfitojnë familjet  e varfra dhe ato në kushte të rënda ekonomike.

Për t’u kualifikuar për pilotimin e SAS duhet të kalohet testi i varfërisë që përfshin tri faza:

  1. Testi i mjeteve financiare
  2. Testi i aseteve
  3. Testi i mjeteve të përafërta

Familjet që janë përfituese të skemës aktuale sociale mund të aplikojnë për pilotimin e SAS. Mirëpo, nëse kualifikohen, skema e vjetër e asistencës do të ndërpritet, pasi që mund të jenë përfitues të vetëm një skeme sociale

Nëse keni ankesa të ndërlidhura me kualifikueshmërinë dhe përfitimin nga pilotimi i SAS, mund të ankoheni përmes platformës e-Kosova pas përzgjedhjes së përfituesve. Ndërsa, ankesat e ndërlidhura me Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës mund t’i bëni përmes faqes së internetit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në vegëzën: https://mfpt.rks-gov.net/Socialet/Page/975, ku plotësohet forma e ankesës dhe më pas dërgohet në adresën e email-it: ankesa.sas@rks-gov.net.

Për më shumë informata mbi Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës, vizitoni: https://www.facebook.com/profile.php?id=61553044553402.

Nëse nuk keni mundësi të qaseni në informacionet online, atëherë mund të drejtoheni tek qendra më e afërt për punë sociale.

Ķëto të dhëna dhe fotografi janë marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.