Nga ndarjet vjetore të buxhetit në zotimet afatmesme: Rishikim gjinor me vizion afatgjatë i buxhetit të Kosovës dhe Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve

Download File

Me buxhetim të përgjegjshëm gjinor (BPGj) synohet të sigurohet që fondet po alokohen dhe
shpenzohen për të adresuar nevojat e ndryshme të grave, burrave, djemve dhe vajzave, të cilat nevoja
janë identifikuar përmes analizës gjinore. BPGj përfshin integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha
fazat e procesit buxhetor, duke përfshirë ristrukturimin e të ardhurave dhe shpenzimeve për të
promovuar barazinë mes grave dhe burrave. Sipas Ligjit të Kosovës nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore
(LBGj), BPGj përfshin integrimin gjinor në procesin buxhetor dhe ‘ristrukturimin e të ardhurave dhe
shpenzimeve’ për të promovuar barazinë mes grave dhe burrave.2 Integrimi gjinor përkufizohet si
përfshirja e perspektivës gjinore në :planifikimin, miratimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e
legjislacionit, politikave, programeve dhe buxheteve në të gjitha fushat politike, ekonomike dhe
sociale”, me qëllim avancimin e mundësive të barabarta për burrat dhe gratë.3 Moszbatimi i BPGj-së,
siç parashihet nga ky ligj, përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet sanksioneve. Më tej, në qarkoret
buxhetore,4 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka kërkuar rregullisht përfshirjen e
BPGJ-së si aneks në kërkesat për ndarje buxhetore.

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) është dokumenti kryesor për planifikimin
afatmesëm të buxhetit dhe për udhëzimin e hartimit të Buxhetit Vjetor të Kosovës për vitin 2026. Kjo
kornizë synon të analizojë në mënyrë të plotë mjedisin makroekonomik të vendit. KASH krijon
themelin për vendimet buxhetore duke ofruar një kuptim gjithëpërfshirës të sistemit ekonomik dhe duke
përafruar ndarjet buxhetore me objektivat e qeverisë.5 Prioritetet afatmesme për reformat ekonomike
rrjedhin nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Programi për Reforma në Ekonomi 2023-2025, të
cilat janë rezultat i dialogut të Kosovës me Bashkimin Evropian (BE) për qeverisjen ekonomike. Për
vitet 2025-2027, Qeveria e Kosovës ka prioritizuar agjendat horizontale të nxjerra nga dokumentet
strategjike si Programi i Qeverisë 2021-20256 dhe Strategjia dhe Plani Kombëtar për Zhvillim 2030.7
Proceset transparente të buxhetit janë thelbësore për të siguruar llogaridhënien e qeverisë dhe
për të rritur besimin e publikut. Buxhetimi i bazuar në programe mund të përmirësojë transparencën
duke mundësuar një kuptim më të saktë të burimeve të alokuara për avancimin e barazisë gjinore.

Megjithatë, Kosova përdor buxhetimin e ndarë sipas zërave dhe jo buxhetimin e bazuar në programe,
çka paraqet vështirësi në përcaktimin e shumës së buxhetit të ndarë për barazi gjinore dhe në vlerësimin
e kontributeve që shpenzimet kanë bërë për arritjen e barazisë gjinore.