RrGK është e lumtur qe Profili Gjinor i Kosovës për Bujqësi dhe Jetesë rurale të cilin e kemi përgatitur për FAO-n, tani është publikuar online!

Qëllimet e zhvillimit për reduktimin e varfërisë, arritjen e sigurisë ushqimore, përmirësimin e produktivitetit bujqësor, avancimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e jetës së njerëzve në zonat rurale, të gjitha varen nga përfundimi i pabarazive politike, sociale dhe ekonomike midis grave dhe burrave (FAO, 2020).

Ky profil gjinor i Kosovës që rezulton për bujqësinë dhe jetesën rurale synon të përmirësojë njohuritë për çështjet gjinore në bujqësi, duke përfshirë pjesën e dixhitalizimit. Propozohen rekomandime të bazuara në dëshmi për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave në bujqësi dhe zhvillim rural, duke përfshirë strategji dixhitale gjithëpërfshirëse.

FAO ka angazhuar Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGGK)3 për të përgatitur këtë analizë, duke përdorur metodologjinë e FAO-s për Vlerësimin Gjinor të Vendit.