Rritja e qasjes në drejtësi
Përmes nismës së organizatës së juristëve Norma, për përmirësimin e qasjes në drejtësi, është arritur ndërgjegjësimi dhe edukimi ligjor mbi të drejtën në trashëgimi dhe pronë, si dhe marrja e ndihmës juridike falas.
Përfituesit përfshijnë grupe të margjinalizuara si personat me aftësi të kufizuara përfaqësuar nga OJQ Handikos, personat LGBTQI+ (Lezbike, Gej, Biseksual/e, Transgjinor/e, Queer, Interseks dhe kategori të tjera), përfaqësuar nga Center for Social Group Development – CSGD, komunitetet pakicë, dhe organizatën e pensionistëve dhe invalidëve të punës. Përmes këtij granti janë mundësuar ligjërata dhe takime informuese për gra, burra, djem dhe vajza nga këto komunitete, të informohen për të drejtat e tyre ligjore dhe mundësitë për të përfituar ndihmë juridike falas.
“Ndihma juridike falas ka qenë dhe është qëllimi i parë i projekteve tona, duke vazhduar me problemet që janë në Kosovë, edhe kërkesat që i kemi marrë në takimet e mëparshme, e që është pozita ekonomike e gruas”, thotë Valbona Salihu, drejtore ekzekutive e organizatës Norma.
Deri tani janë arritur një sërë rezultatesh të rëndësishme që kanë ndikuar pozitivisht te përfituesit. Kkëto të arritura përfshijnë rritjen e qasjes në drejtësi, përmirësimin e ndërgjegjësimit për të drejtat e trashëgimisë dhe pronësisë, si dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara.
Gjatë ligjëratave të mbajtura nga Norma, pjesëmarrësit kanë marrë këshilla juridike të drejtpërdrejta, të cilat kanë ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të tyre specifike dhe në ofrimin e qartësisë për procedurat ligjore që duhet të ndjekin për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Ndërgjegjësimi mbi trashëgiminë dhe pronësinë: Një nga arritjet kryesore të nismës ka qenë rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e trashëgimisë dhe pronësisë sipas Kodit Civil të Kosovës, veçanërisht për gratë dhe grupet e tjera të margjinalizuar, është arritë rritja e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, sidomos grave, në të drejtat e tyre në pronësi.
Vlora Azemi, juriste në organizatën Norma, tregon më shumë rreth shtytjes së tyre për këtë nismë. “Arsyeja që na e kemi ba këtë projekt, sidomos pjesën për trashëgiminë është heqja dorë nga trashëgimia nga ana e grave”, thotë ajo.
Informimi i duhur rreth të drejtës në pronë dhe në trashëgimi, rezulton të jetë një nga kërkesat më të mëdha të grave pjesëmarrëse, tregon ndër të tjera Vlora. “Gratë shkojnë, e nënshkrujnë që po hekin dorë prej trashëgimisë, pa e ditë as cka ju takon e pa e kuptu që kanë të drejtë me marrë, me trashëgu njejt si burrat, nuk kanë interesim, thjesht menojnë që nuk ju takon me marrë atë pjesë, ose friksohen prej largimit të familjes, që nuk kanë ma hise aty”.
Sipas saj, shumë shpesh këto gra kanë treguar se nuk kanë pasur njohuri se edhe atyre ju takon prona apo se cilat janë rrugët që mund t’i marrin për të arritur deri te posedimi i saj.
“Është një numër shumë i vogël i grave që trashëgojnë, në vitin e kalum nga të dhënat që i kemi marrë gjatë vrojtimit tonë në Prishtinë, ka dalë që vetëm 20% të grave trashëgojnë dhe kanë prona, në raport me burrat”.
Nga aktivitetet e organizatës Norma, rreth 60 persona, përfshirë gra, burra, vajza, djem, janë informuar mbi të drejtat e tyre ligjore dhe mundësitë për qasje në ndihmë juridike falas.
“Me Kodin e ri Civil, nëse veqse miratohet, janë zgjedh shumë mirë këto pjesë, sidomos e heqjes dorë nga trashëgimia, para noterit kur shkon me nënshkru atë, noteri e ka për obligim me mbajtë proces verbal edhe me incizu seancën, edhe gjatë seancës e ka obligim me i tregu secilit cka i takon”, tegon Vlora Azemi, nga Norma.
Disa nga gjetjet e aktiviteteve të zhvilluara deri tani nga Norma: Nevoja për përfshirjen më të mirë të personave me aftësi të kufizuara në Ligjin për Ndihmë Juridike Falas.
Gjatë monitorimit janë mbledhur reagime pozitive nga pjesëmarrësit. Një pjesëmarrëse nga tryeza e rrumbullakët u shpreh: “Ky projekt më ka ndihmuar të kuptoj më mirë të drejtat e mia si grua në Kosovë, tani ndihem më e sigurt të kërkoj atë që më takon sipas ligjit”.
Një rekomandim i rëndësishëm është hapja e strehimoreve për burra dhe djem, si dhe trajtimi gjithëpërfshirës i familjeve në rastet e dhunës në familje. Po ashtu, rekomandohet përfshirja e më shumë organizatave lokale që merren me mbrojtjen e të drejtave të burrave dhe djemve.
Në përfundim të akitvitetit është përgatitur broshura e cila përmban informata të detajuara lidhur me ofrimin e ndihmës juridike falas, këtë broshurë organizata e juristëve Norma e ka shpërndarë nëpër rrjete sociale .
Nga iniciativa e kaluar e Normës (2021-2022), është analizuar gjendja e marrjes së pronës nga ana e grave. Për të rritur vetëdijen e grave mbi të drejtat e tyre pronësore, organizata Norma në Prishtinë, në datën 26 Maj 2022, organizoi një punëtori në bashkëpunim me “OJQ Dora e Hapur”, të udhëhequr nga z. Dardan Makolli.
Gjatë këtij takimi, morën pjesë gra që diskutuan për të drejtat e tyre pronësore. Ky takim zbuloi se asnjëra nga gratë nuk kishte pronë të regjistruar në emrin e saj, e shumica e pronave iu takonin gjyshërve apo anëtarëve të familjes. Kjo situatë tregon një sfidë të rëndësishme për gratë në Kosovë, ku mungesa e pronësisë ndikon negativisht në fuqizimin e tyre ekonomik dhe social.
Rekomandimet të cilat i ka marrë organizata gjatë realizimt të aktiviteteve, janë rekomandimi për hapjen e strehimoreve për burra në Graçanicë.Një nga rekomandimet e rëndësishme që ka dalë nga Handikos është se, për shkak të pozicionit të objektit ku ndodhet Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas, personat me aftësi të kufizuara hasin vështirësi në qasje, ata kanë kërkuar qasjen më të lehtë për të gjithë në objektin e Agjencionit.
Në të gjitha takimet Norma ofron këshillë juridike falas, duke ofruar mundësinë pjesëmarrësve të këshillohen për ndihmë juridike falas.
Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës me një grant prej 14,997.44€, financuar nga Trusti Sigrid Rausing.