Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) Qendra e Gruas “ATO”, ka vazhduar zbatimin e nismës “Edukimi rreth shëndetit reproduktiv”.
Gjatë muajit janar, shkurt dhe mars, kjo organizatë mbajti ligjërata me nxënësit e shkollës fillore “Enver Hadri” në Smrekonice, të shkollës fillore “Rilindja” në Maxhunaj dhe të shkollës fillore “Lumni Surdulli” në Samadrexh të Vushtrrisë. Gjiithësej 60 nxënës pjesëmarrës në këto ligjërata morën informacione rreth edukimit shëndetësor reproduktiv, higjienën personale, ciklin menstrual, shtatzënitë e padëshirueshme si dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme e parandalimin e tyre.
Me 30 mars, përfaqësueset e organizatës “ATO” u takuan me Drejtoren e Arsimit ne Komunen e Vushtrrisë, Miradije Maloku, për të diskutuar rëndësinë e këtyre ligjeratave me nxënësit e rinjë për të diskutuar higjienën personale, ciklin menstrual, shëndetin reproduktiv, etj.
Kjo nismë, përfituese nga rundi i 15 i Fondit të Grave të Kosovës, financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, në kuadër të nismës së RrGK-së “Avancimi i Mëtejshëm i të Drejtave të Grave në Kosovë II”.