Më 30 Tetor 2011, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita, organizoi një program informativo-kulturor dhe marsh me moton “Zbulimi i hershëm = Mbijetesë”. Qindra gra dhe burra kosovarë morrën pjesë në demonstratë në bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë, duke mbështetur moralisht gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Në shenjë solidariteti Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa poashtu morrën pjesë në aktivitet. RrGGK mbështeti kampanjën vjetore të Jeta/Vita kundër kancerit të gjirit dhe mitres duke shpërndarë informatat për ngjarjen.