QKSGJ nis fushatën kundër dhunës në baza gjinore

“Bonu cool, mos bjer shpullë” është sllogani i fushatës së nisur kohët e fundit kundër dhunës me bazë gjinore në mesin e adoleshentëve. Fushata është pjesë e një projekti të financuar nga BE implementuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Multimedia dhe Iniciativa e Rinisë për të Drejtat e Njeriut (YIHR).

Rona Nishliu, këngëtare e njohur nga Kosova, e kompozoi këtë këngë për fushatën dhe e titulloi “Se vetëm zemra flet saktë”. Ajo e këndoi këtë këngë në takimin vjetor të antarësimit të RrGGK-së.

Fushata e financuar nga BE, e udhëhequr nga QKSGJ përfshin marrëdhënie të ndryshme publike si dhe materiale dhe përpjekje të tjera për komunikim që ka për synim të arrijë tek të rinjët.