Gjatë festivalit gjallërues dhe multi-kuluror
Dokufest, në Prizren një nga punëtoritë e organizuara ishte
“Stories we tell” (Rrëfimet që tregojmë). Kjo punëtori inkurajoi regjisorët e rijnë të ndajnë ide për tregime dhe të mësojnë se si të bëjnë dokumentare lidhur me të drejtat e njeriut.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte dhe Koordinatorja për Marrëdhënie me Publikun nga
RrGGK, Donjeta Berisha. Punëtorinë e udhëheqi regjisori dhe kinematografi, Richard Pearce, regjisori i filmave
“Hearts and Minds”dhe
“Road to Memphis”. Në këtë punëtori intensive tre ditore pjesëmarrësit u ndanë në grupe, duke xhiruar në vende të ndryshme të qytetit.
“Ishte një përvojë e mrekullueshme,” tha një pjesëmarrëse. “Nganjëherë nuk mund ti realizonim planet si i mendonim dhe na duhej improvizim, ishte e mrekullueshme sa të dedikuar ishim të gjithë.”
Pjesëmarrësit shëtitën qytetin, duke tentuar të gjenjë vendet e nevojshme për të përfunduar detyrat e tyre. Pas filmimit gjatë ditës, ata u kthyen për të diskutar punën e tyre me njëri-tjetrin dhe Richard Pearce. Ai u mahnit nga kreativteti dhe idetë e mrekullueshme të pjesëmarrësve. Ai premtoi që bashkëpunimi nuk do të ndalet edhe pas përfundimit të Dokufestit. Do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Gjatë festivalit, pjesëmarrësit poashtu patën mundësinë të shohin shumë filma dhe të zhvillojnë idetë e tyre, të cilat ata i paraqitën para jurisë. Juria u ofroi pjesëmarrësve këshilla dhe strategji për sfidat e radhës. Pjesëmarrësit kanë një muaj kohë për të përgaditur idetë e tyre dhe t’i dërgojnë jurisë, e cila do të zgjedhë tetë filma që do të financohen nga dokufesti dhe do të shfaqën vitin e ardhshëm.