Download File
Me 8 mars, në selinë e NATO-s në Bruksel u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas, me ç’rast Igballe Rogova foli si aktiviste e shoqërisë civile, njëkohësisht si anëtare e Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në NATO. “Ne, aktivistet për të drejtat e grave për paqe besojmë se nuk mund të ketë paqe dhe siguri pa drejtësi”, tha znj. Rogova duke folur për situatën e grave të prekura gjatë luftës në Kosovë.