Rogova mori pjesë në Takimin e Tretë Vjetor të Panelit Këshillues të NATO-s mbi Rezolutën 1325

Hapur nga Rose Gottemoeller, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshëme e NATO-s, me 9 tetor në zyret qendrore të NATO’s në Bruksel ështe mbajturTakimi i Tretë Vjetor i Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile (PKShC) i NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. PKSHC ka mbledhur 28 individë dhe institucione nga shtete në konflikt, përfshirë nga Afganistani dhe Ukranina, si dhe vendet e angazhuara në mbështetjen e ndërtimit të paqes. Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Igballe Rogova, është anëtare e PKShC që nga viti 2016 dhe ka marrë pjesë në këtë takim.

Paneli Këshillues i Shoqërisë Civile në këtë takim tre ditor diskutoi politikën e re të NATO-s dhe planin e veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 dhe Rezolutat për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në të gjitha detyrat kryesore të NATO-s. Anëtarët e Panelit ndër të tjera vendosën për metodat e punës për këshillimin e NATO-s në zbatimin dhe rishikimin e këtij plani të politikës dhe veprimit duke planifikuar një sërë aktivitetesh.
NATO dhe partnerët e saj e njohin rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në promovimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në promovimin e fuqizimit të grave dhe vajzave si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Përmes Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, NATO dëshiron që në mënyrë sistematike, me njohuritë dhe ekspertizën e shoqërisë civile, të përfitojë nga kontributi i tyre në mënyrë që të zhvilloj më tutje agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.