Rreth nesh

E themeluar në vitin 1996, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) fillimisht ishte një rrjet joformal i grupeve dhe organizatave të grave nga rajone të ndryshme të Kosovës. Që prej themelimit të saj, RrGK është zhvilluar në një rrjet që avokon në emër të grave kosovare në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Stafi i RrGK-së posedon njohuri dhe ekspertizë në fusha të ndryshme dhe deri në 30 vjet përvojë në hulumtim, avokim, këshillim për politika, zhvillim të kapaciteteve, ndihmë juridike, zhvillim komunitar dhe ndërgjegjësim të publikut. Duke përfaqësuar interesat e anëtareve të saj, përfshirë organizatat e grave të të gjitha grupeve etnike nga e gjithë Kosova, RrGK është lidere në mesin e organizatave të shoqërisë civile në vend dhe në tërë rajonin. RrGK bashkëpunon rregullisht me grupe të tjera të grave në rajon, si në mënyrë joformale edhe formale.

Apliko si Vullnetar

Ne, Rrjeti i Grave të Kosovës, ftojmë të gjithë pa dallim moshe, prejardhjeje apo komuniteti, të angazhoheni aktivisht në forcimin e lëvizjes feministe në Kosovë. Ne besojmë se sa më shumë njerëz të përfshihen, aq më shumë zëra do të dëgjohen dhe ndryshimi i vërtetë do të ndodhë. Ky është momenti për t’u bërë bashkë, për ta sfiduar pabarazinë dhe për të ndërtuar një shoqëri ku barazia gjinore nuk është vetëm një synim, por një realitet.

Përmes Programit tonë të Vullnetarëve, ne ofrojmë një hapësirë për të mësuar, avokuar dhe vepruar. Qoftë si hulumtues, aktivistë, studentë apo thjesht dikush që ka pasion të drejtat e njeriut, përfshirja juaj mund të sjellë ndryshim. Duke u bërë pjesë e jona, do të keni mundësinë të fitoni aftësi të reja, të kontribuoni në hulumtime dhe të thelloni njohuritë tuaja mbi sfidat me të cilat përballen gratë në Kosovë, si dhuna në baza gjinore, pabarazia ekonomike dhe diskriminimi sistematik.

Gjatë viteve, kemi angazhuar të paktën 392 vullnetarë të ndryshëm nga Kosova dhe më gjerë, duke i fuqizuar ata me mjetet e nevojshme për t’u bërë zë i ndryshimit. Tani, po e zgjerojmë këtë lëvizje dhe kemi nevojë për ju! Së bashku, mund ta ndërtojmë një lëvizje feministe më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse – një lëvizje që fuqizon zërat, ndikon në politika dhe hap rrugën për një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë. Programi ynë i Vullnetarëve gjithashtu ofron mundësi për të përmirësuar dhe/ose zhvilluar aftësi të reja në hulumtim dhe punë të tjera për të drejtat e grave.

Nëse jeni të interesuar të bëheni vullnetarë në RrGK, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit më poshtë.

Kjo është mundësia juaj për t’u bërë pjesë e diçkaje më të madhe. A do të na bashkoheni?

    Ju lutemi zgjidhni një opsion:
  • Ju lutemi specifikoni fushën e studimit:
  • Add a new row
    Ju lutemi listoni universitetin/et ku keni kryer studimet:
    Ju lutemi shënoni përvojën dhe aftësitë tuaja (shënoni të gjitha që aplikoni):
  • Ju lutemi shkruani shkurtimisht arsyet ose interesat tuaja për punë vullnetare në RrGK:
    Ju lutemi specifikoni numrin e orëve që mund të dedikoni në javë:
    Ju lutem specifikoni se në cilat ditë të javës do të punoni nga zyrja dhe në cilat ditë nga shtëpia:
    Ju lutem specifikoni se në cilat ditë të javës do të punoni nga zyrja dhe në cilat ditë nga shtëpia:
    Ju lutem specifikoni se në cilat ditë të javës do të punoni nga zyrja dhe në cilat ditë nga shtëpia:
    Ju lutem specifikoni se në cilat ditë të javës do të punoni nga zyrja dhe në cilat ditë nga shtëpia:
    Ju lutem specifikoni se në cilat ditë të javës do të punoni nga zyrja dhe në cilat ditë nga shtëpia:
    Ju lutem specifikoni se në cilat ditë të javës do të punoni nga zyrja dhe në cilat ditë nga shtëpia:
    Ju lutem specifikoni se në cilat ditë të javës do të punoni nga zyrja dhe në cilat ditë nga shtëpia:
  • Data e Fillimit:
  • Data e Përfundimit:
  • Ju lutemi jepni datën kur po aplikoni:
    Ju lutemi shënoni të gjitha që aplikoni:
  • (ju lutem specifikoni)
  • Ju lutemi jepni datën e kontaktit të fundit:
  • Ju lutemi jepni emrin e punërorës së RrGK:
  • Drop files here or
    Ju lutem na njoftoni nese dakordoheni që emri juaj të vendoset në website tone, dhe në raportin vjetor si vlerësim i kontributit tuaj për RrGK?