RrGGK dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës Xhylë Dërguti në KK Skënderaj

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përmes mediave online dhe të shkruara (http://www.koha.net/?id=9&l=3948 dhe Koha Ditore) u informua se ndaj të moshuarës Xhylë Dërguti, një nënë 75 vjeçare, është ushtruar dhunë fizike kur ajo po nxirrej jashtë objektit të Komunës së Skënderajt nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, të mërkurën e javës që shkoi.

RrGGK dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës Xhylë Dërguti dhe kërkon që nënkryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura të kërkojë falje publike.

Atij duhet t’i vijë turp për aktin e kryer dhe nëse ai nuk mundet t’iu vijë në ndihmë qytetarëve, të paktën të sillet mirë në postin e tij publik që e ka fituar falë votës së qytetarëve.