Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon rëndë kërcënimet serioze ndaj Arbana Xharrës, Kryeredaktore e Gazetës “Zëri”.
RrGGK thekson se është kundër çdo akti që cenon mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Liria e fjalës është e drejtë themelore e njeriut dhe përpjekjet për të kërcënuar e linçuar gazetarët e guximshëm e për t’iu pamundësuar atyre punën, janë sulm i drejtëpërdrejtë ndaj demokracisë.
RrGGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të kryejnë hetime të shpejta dhe të ndërmarrin masat e duhura që kryesit e kësaj vepre të kapen dhe të vihen para drejtësisë.