RrGGK dhe EULEX diskutojnë për dhunën në baza gjinore

Me 3 shkurt, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) priti një delegacion të këshillëtareve gjinor dhe pikave fokale gjinore të cilët punojnë me Policinë e Kosovës nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).    Stafi i RrGGK informoi delegacionin në lidhje me punën e Rrjetit në të kaluarën dhe tashmen, duke u fokusuar veçanërisht në dhunën në baza gjinore. RrGGK dhe EULEX-i diskutuan mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, veçanërisht në lidhje me forcimin e institucioneve të Kosovës në adresimin e dhunës në familje dhe ngacmimit seksual. U diskutuan poashtu edhe sfidat specifike në adresimin e dhunës në familje në veri të Kosovës.
    RrGGK dhe EULEX-i ranë dakord mbi qëllimet e përbashkëta dhe hapat e mundshëm për bashkëpunimin e tyre të ardhshëm dhe koordinim për të adresuar çështjet e dhunës në familje dhe ngacmimeve seksuale.