"Babadimri Ekziston" është një iniciativë qytetare gjithëpërfshirëse me qëllim të shpërndarjes së dhuratave për fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë. Kjo inicativë nisi në vitin 2014 e cila vazhdoi edhe këtë fundvit me qëllim që të sjellë buzëqeshje në fytyrat e sa më shumë fëmijëve. Në kuadër të kësaj iniciative po mblidhen rroba, dhurata, dhe të holla.
RrGGK si një organizatë që gjithëmon mbështet inicativa në të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, i’u bashkangjit edhe kësaj inicative. Andaj në Kuvendin e 13-të Vjetor të anëtareve të saj, RrGGK u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të dhurojnë të holla për këtë inicativë. RrGGK gjithashtu gjatë Kuvendit Vjetor nxorri në shitje artikuj të ndryshëm me llogon e RrGGK, që të hollat e grumbulluara nga shitjet e tyre të dhurohen për këtë inicativë.
RrGGK mblodhi 142.2 euro (35.50 euro nga kutia e donacioneve dhe 106.70 euro nga shitjet), të cilat ia dhuroi iniciativës “Babadimri Ekziston”, me të cilat u blenë 150 dhurata dhe i’u dërguan fëmijëve në repartet e Pediatrisë, Psikiatrisë dhe Kirurgjisë të QKUK-së.