RrGGK i nënshtrohet vlerësimit të Fondit të Grave të Kosovës

Më datën 15 prill u përfundua vlerësimi i jashtëm i Fondit të Grave të Kosovës (FGK), i cili filloi më 7 shkurt. Vlerësimi ka matur ndikimin, efektivitetin dhe efikasitetin e FGK-së deri më sot dhe ka propozuar rekomandime konkrete për fuqizimin e Fondit dhe kapaciteteve të RrGGK-së për ta menaxhuar atë në të ardhmen. Vlerësueset kanë gjetur se seancat e mentorimit dhe monitorimit të RrGGK-së, punëtoritë me bazë në teori dhe qasja “e vënies në praktikë” kanë kontribuar në mësimin efektiv. Vlerësueset, Margit Vaarala dhe Lesley Abdela nga  Shevolution & Heros International AB, kanë theksuar gjithashtu se anëtaret kanë përfituar shumë duke mësuar shkathtësi të reja. Në raportin për Vlerësimin e Jashtëm, i cili është mbështetur nga Kvinna till Kvinna, mund të gjeni më shumë gjetje dhe rekomandime.